INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova në Grupin I kualifikues të “Rusia 2018”, ja rivalët

Kosova në Grupin I kualifikues të “Rusia 2018”, ja rivalët

Publikuar më: 09:44 10-06-2016

Eshtë vendosur që Kosova të mos ndeshet me dy kundërshtarë, asnjëherë, Bosnjë Hercegovinën dhe Serbinë, për shkaqe jashtësportive. Përfaqësuesja e shtetit të dytë shqiptar në Ballkan do të ndeshet në grup me Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë dhe Finlandën.

UEFA ka vendosur dje që Kosova të jetë pjesë e Grupit I, gjatë fushatës kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”. Përfaqësuesja e shtetit të dytë shqiptar në Ballkan do të ndeshet në grup me Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë dhe Finlandën. Paneli emergjent i UEFA-s, po ashtu, ka vendosur edhe që Gjibraltari të jetë pjesë e Grupit H, bashkë me Belgjikën, Bosnjë Hercegovinën, Greqinë, Estoninë dhe Qipron, në Grupin H.

Finlanda do të jetë kundërshtari i parë i Kosovës në kualifikimet e “Rusia 2018”. Përballjen e dytë Kosova e luan ndaj Kroacisë, më 6 tetor, si mysafire e saj. Ndeshja e tretë do të luhet ndaj Ukrainës, më 9 tetor, ndërsa Turiqa e përmbyll ciklin e ndeshjeve të para kualifikuese, më 12 nëntor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059