INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova dorëzohet në fund, Kroacia fiton 1-0

Kosova dorëzohet në fund, Kroacia fiton 1-0

Publikuar më: 16:22 03-09-2017

Kosova është mposhtur 1-0 në eliminatoren e luajtur në Zagreb kundër Kroacisë, në një ndeshje që zgjati 69 minuta, pasi 21 minutat e para ishin luajtur ditën e shtunë, kur përballja u ndërpre prej shiut. Në sfidën e zhvilluar të dielën në drekë, e vlefshme për eliminatoret e “Rusi 2018”, përfaqësuesja e Kosovës rezistoi deri në minutën e 75-të, kur u ndëshkua nga goli i shënuar me kokë nga qendërmbrojtësi kroat Vida, ky ishte goli i tij i parë me përfaqësuesen në katër vitet e fundit.

Kroacia, vendi i 15-të në klasifikimin e FIFA-s, e kishte mposhtur 6-0 Kosovën në ndeshjen e luajtur një vit më parë në Shkodër, por këtë herë vuajti shumë në marrjen e tre pikëve dhe ia doli vetëm 15 minuta para fundit, teksa Vida kërceu më lart se të gjithë në një goditje standarte. Kroacia kryeson Grupin I me 16 pikë pas shtatë ndeshjeve, dy më shumë se Ukraina e vendit të dytë, ndërsa Kosova është e fundit me 1 pikë, atë që mori në ndeshjen e parë zyrtare të historisë së saj, ndaj Finlandës.

Article Logic
Execution time: 0.0056068897247314