INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova dhe Zelanda e re në krye të listës olimpike, ja motivi [FOTO]

Kosova dhe Zelanda e re në krye të listës olimpike, ja motivi [FOTO]

Publikuar më: 13:07 10-08-2016

Sipas website-it që mat medaljet e fituara nga popullsia e çdo vendi, Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të dominojnë në tryezë zyrtare të medaljeve olimpike por harta e numrit të medaljeve për frymë, tregon një histori krejt tjetër. Të dhënat matëse të medaljeve olimpike për  frymë  tregojnë  vendet që janë në krye të botës.

Zelanda e Re, Australia dhe Kosova janë shtëpi-fuqitë e  vërteta. Ndërkohë Kina dhe Shtetet e Bashkuara paraqiten pranë fundit të tabelës.

Kosova vihet  në krye të listës , pasi Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë të artë olimpike.

Australia është e gjashta në tabelë me tetë medalje , do të thotë se ka fituar një medalje për çdo 2,972,646 Australian.

Fuqitë botërore si Shtetet e Bashkuara (vendi 29 ) dhe Kina ( vendi 41 ), kaluan në anën tjetër të spektrit. Britania e Madhe renditet e 31-a në listë .

Shtetet e Bashkuara , të cilat  krenohen  me ekipet e basketbollit ,janë numër një në tryezën  zyrtare të  Rio me 24 medalje. 

 

Article Logic
Execution time: 0.003425121307373