INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korrigjimi i kufijve. Thaçi: Mjaft më me tragjedi, s’ka luftë për kufijtë

Korrigjimi i kufijve. Thaçi: Mjaft më me tragjedi, s’ka luftë për kufijtë

Publikuar më: 13:45 18-09-2018

Politika kosovare vijon të jetë e përçarë për çështjen e korrigjimit të kufijve me Serbinë. Ndërsa kreu i qeverisë Ramush Haradinaj paralajmëron luftë nëse ndërmerret ky hap, Hashim Thaçi thotë se koha e luftrave ka marrë fund.
“Nuk besoj se bartësit e institucioneve në Kosovë janë kundër bashkimit të territorit me Preshevën e Bujanocin. Kushdo që përmend luftë, e di se nuk do të ndodhë ashtu. Mjaft kemi duruar tmerre dhe tragjedi. Edhe Haradinaj edhe Veseli janë mbështetës të një marrëveshjeje të mirëfilltë dhe të drejtë në mes të Kosovës dhe Serbisë”
Ecuria e Kosovës drejt anëtarësimit në instancat europiane kalon përmes njohjes reciproke dhe arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. E në këto kushte presidenti Thaçi thotë se arritja e marrëveshjes me Beogradin kalon përmes korrigjimit të kufijve.
‘’Në rast se palët do të arrijnë të bëjnë një korrigjim paqësor të kufijve dhe të arrijnë një marrëveshje, Kosovës do t’i hapen rrugët për integrim në Bashkim Evropian, NATO dhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.’’
Pa njohje reciproke do të mbetet kjo gjendje, regres. Kjo do ndodh herët a vonë. Do them të vërtetën pa njohje reciproke nuk ka antarësim. Kosova dhe Serbia janë peng i njëra tjetrës‘’ tha Thaçi.

Article Logic
Execution time: 0.003734827041626