INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koreja Veriore po planifikon sulme në Korenë e Jugut

Koreja Veriore po planifikon sulme në Korenë e Jugut

Publikuar më: 10:56 20-02-2016

Koreja e Veriut është duke planifikuar një “sulm terrorist” në Korenë e Jugut, thonë zyrtarë të agjencisë së spiunazhit të Jugut.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së kësaj të fundit, Kim Jong-un ka dhënë urdhër që të përgatitet ky sulm.

CNN raporton se sulmi i koreano veriorëve mund të bëhej në atë formë me të cilën do t`i shkaktonte dëme aktivistësve që janë kundër Koresë së Veriut ” ka thënë për CNN, anëtari i Partisë Saenuri, Lee Chul-Woo.

Lidhur me këtë çështje raportohet se anëtarët e Partisë Saenuri mbajtën edhe një takim me dyer të mbyllura me shërbimin inteligjent koreano jugor, ministrinë e mbrojtjes dhe dikastere të tjera qeveritare.

Sipas informatave që ka arritur të sigurojë Seuli zyrtar thuhet se objektivat e sulmeve mund të jenë qendrat tregtare, metrot dhe termocentralet.

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945