INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kontrolli në banesat e gjyqtarëve të Dajtit, policia gjen mijëra euro dhe...

Kontrolli në banesat e gjyqtarëve të Dajtit, policia gjen mijëra euro dhe...

Publikuar më: 14:01 15-02-2019

Policia e Shtetit ka konfirmuar operacionin e sotëm për kontrollin e banesave të tre gjyqtarëve që zbutën vendimin për Dritan Dajtin.

Mëngjesin e sotëm policia ka kontrolluar banesat e gjyqtarëve Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliajt ndërsa ka bërë me dije se janë gjetur municione, mijëra euro dhe prova të tjera

Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.

Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.

Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun.

Article Logic
Execution time: 0.0033049583435059