INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kontrabandë ilaçesh. Arrestohen dy persona

Kontrabandë ilaçesh. Arrestohen dy persona

Publikuar më: 10:17 14-06-2018
Administratori dhe punonjësja e një farmacie në Tiranë janë arrestuar nga policia e Tiranës për kontrabandë produktesh farmaceutike. Në pranga kanë përfunduar Julian Ll, 40- vjeç, banues në Tiranë me detyrë administrator farmacie dhe E. P, 29 -vjeçe, banuese në Tiranë me detyrë punonjëse farmacie. Ndërkohë, është shpallur në kërkim drejtuesja teknike e farmacisë, A. P- 66 vjeçe, banuese në Tiranë. Operacioni policor i koduar "Medikamenti" sekuestroi 520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme. Shtetasit e mësipërm akuzohen se në një pikë farmacie në rrugën "Kongresi i Manastirit", tregëtonin dhe shisnin produkte farmaceutike kontrabandë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit’’.
 
Article Logic
Execution time: 0.0037431716918945