INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kontakt me PSG, Bayern tenton një goditje të bujshme

Kontakt me PSG, Bayern tenton një goditje të bujshme

Publikuar më: 14:49 10-01-2019

Bayern po tenton të befasojë Barcelonën dhe t'i rrëmbejë yllin francez Adrien Rabiot. Sport Bild ka komfirmuar lajmin e publikuar më herët nga "RMC Sport" në Francë, sipas të cilit klubi bavarez ka nisur bisedimet me PSG për transferimin e mesfushorit gjatë këtij muaji.

Rabiot do të largohet si futbollist i lirë në verë, sepse i përfundon kontrata me PSG dhe nuk ka në plan të rinovojë, duke bërë që trajneri Thomas Tuchel ta përjashtojë përfundimisht nga ekipi.

Kohët e fundit është bërë thuajse zyrtare firma e Rabiot për Barcelonën, që do ta marrë falas në verë, por është e qartë që shumë muaj pa futboll dëmtojnë keq mesfushorin, i cili ndoshta do të marrë parasysh edhe alternativën Bayern.Kampionët e Gjermanisë i ofrojnë një vend në formacion, një pagë të jashtëzakonshme dhe gjithashtu janë gati të paguajnë për kartonin e tij, por nga ana tjetër lënë të hapur edhe mundësinë e firmës në verë, nëse Rabiot nuk ka firmosur ndonjë parakontratë me Barcelonën dhe i prishet mendja nga oferta e re.

"Rabiot është lojtar interesant dhe ne jemi të vëmendshëm për çdo rast në merkato", tha shkurt drejtori sportiv Salihamidzic, i pyetur në lidhje me interesimin e Bayern-it për mesfushorin 23-vjeçar, i cili qartësisht në Mynih do kthehej në lojtar mjaft të rëndësishëm, në një kohë që Barça po kërkon edhe Frenkie de Jong të Ajax-it, lojtar me tipare të ngjashme me Rabiot.

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945