INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konkurrentja e re futet mes Muratit dhe Sindin, reagon kjo e fundit nëpërmjet INSTAGRAMIT!

Konkurrentja e re futet mes Muratit dhe Sindin, reagon kjo e fundit nëpërmjet INSTAGRAMIT!

Publikuar më: 16:33 02-04-2021


Pak kohë më parë Sindi deklaroi se është në "Përputhen" vetëm për Muratin. Mirëpo, ditën e djeshme në program hyri një vajzë që ia kishte vënë syrit konkurrentit.

Vajza quhet Gladiola Zenelaj dhe Murati është një ndër pëlqimet e saj. Nisur nga kjo, ndjekësit e kanë pyetur Sindin në rrjete sociale nëse është gati të luftojë për dashurinë e tij.

"A je gati të luftosh me vajzën e re për Muratin?", i ka shkruar një ndjekës/e. "S’kam pse luftoj me asnjë për askënd. Është Murati ai që do zgjedh se kush i pëlqen apo jo. Në qoftë se nuk e keni vënë re unë nuk jam tipi që luftoj për dikë. Preferoj që personi tjetër të luftojë për mua", është përgjigjur Sindi.

"Mendon se vajza e re do ta rrëmbejë Muratin?", e ka pyetur një tjetër. “Nëse arrin ta “rrëmbejë” do të thotë që s’ka qenë kurrë i imi”, ka replikuar konkurrentja.

-640-0-60672bcfa83c9.jpg

 

 -640-0-60672bcfcce60.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032961368560791