INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konkurrentja e njohur eleminohet nga Big Brother VIP, por cila është arsyeja?

Konkurrentja e njohur eleminohet nga Big Brother VIP, por cila është arsyeja?

Publikuar më: 15:34 01-03-2023

Vetëm pak caste më parë ka ndërprerë në mes rrugëtimin e saj në “Big Brother Vip Albania” Ermiona Lekbello. Eleminimi i saj ishte një vendim i produksionit, si pasojë e dhunës verbale të përdorur mbrëmjen e djeshme nga konkurentja.

Gjatë natës Ermiona pati debate të forta me Olta Gixharin, Armaldo Kllogjerin teksa iu drejtua dhe Kiara Titos. Ajo u shpreh e revoltuar për situatën në shtëpi.

"Jeni bërë si gore, s'ju rri goja", i tha Ermiona banorëve që po flisnin gjatë natës. "47 vjeç burrë bën si palaço", i tha ajo Armaldos teksa debati vazhdoi me tone të larta.

Teksa është duke bërë gati valixhet e saj, Ermiona i ka kërkuar Luizit që të mos i lërë të tjerët ta bëjnë “pis” emrin e saj tani që po ikën.

Në këtë situatë, është anulluar edhe televotimi i cili u shpall i hapur mbrëmjen e djeshme pas nominimeve. Vendimi u komunika për banorët nga Luizi.

Kujtojmë që mbrëmë pas përfundimit të spektaklit, Ermiona kërkoi të largohej, madje nisi edhe të bëntë gati valixhet, por ishte Luizi ai që e bindi që qëndronte.

Article Logic
Execution time: 0.0036451816558838