INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kongresmeni republikan Smith kërkon shkarkimin e ambasadorit Bejli në Maqedoni

Kongresmeni republikan Smith kërkon shkarkimin e ambasadorit Bejli në Maqedoni

Publikuar më: 13:47 02-02-2017

Kongresmeni republikan amerikan Kristofer Smith paralajmëroi hetim për politizimin e rolit të Ambasadës amerikane në Maqedoni dhe i bëri thirrje sekretarit të sapoemëruar të shtetit Reks Tilerson që ta shkarkojë ambasadorin Xhes Bejli. Në krye të grupit nga gjashtë kongresmenë republikanë, Smith ka kërkuar shpjegim

nga ambasadori Bejli për akuzat se Ambasada në Shkup punon në dobi të partive politike dhe financon projekte të fondacionit të Xhorxh Sorosit në Maqedoni. Pasi Bejli nuk i është përgjigjur letrës së kongresmenëve, Smith, i cili kryeson dhe Komitetin e Helsinkut për bashkëpunim me OSBE-në, deklaroi se nevojitet hetim i thellë i aktiviteteve të Ambasadës Amerikane në Maqedoni dhe shkarkim të ambasadorit.

“Ambasadori amerikan nuk guxon të ketë rol në formimin e qeverisë dhe të marrë anë gjatë formimit të koalicionit. Ai nuk është vend i SHBA-së as i përfaqësuesve amerikanë në Shkup. Ne, si grup i kongresmenëve, parashtruam pyetje konkrete në këtë letër se nëse ka pasur ose jo bashkëpunim ambasada me partitë majtiste në zgjedhje”.

Smith reagoi edhe ndaj informatave se Ambasada Amerikane është financier serioz i aktiviteteve të organizatave joqeveritare të lidhura me fondacionin e Sorosit. Letrën të cilën kongresmenët e kanë dërguar deri te ambasadori Bejli më 17 janar, krahas Smith, e kanë nënshkruar nga kongresmeni I Teksasit, Lui Gomert, Robert Aderholt, Rendi Haltgrin, Robert Pintenger dhe Xhed Fortenber.

Në lidhje me mbështetjen amerikane për mediat në Maqedoni, shtrohet pyetja nëse paratë shtetërore amerikane i janë dhënë Fondacionit të Soros-it që përmes tij të financohen mediat e orientuara majtiste. Kongresistët kërkojnë nga Bejli t’i informojë sa nga mediat që i ka financuar ambasada ose misioni i USAID-it janë majtiste dhe sa të djathta.

Article Logic
Execution time: 0.0033531188964844