INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Konflikti me Joz Markun, Policia shpall në kërkim Eduart Kuçin

Konflikti me Joz Markun, Policia shpall në kërkim Eduart Kuçin

Publikuar më: 17:16 08-09-2026

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e regjistruar pak ditë më parë në Tiranë ku këngëtari Jozefin Marku dhunoi Eduart Kuçin.

Sipas raportimeve, Kuçi, nuk ka bërë denoncim për dhunë ndaj tij, madje gjatë dëshmisë në polici, ka deklaruar se bëhej fjalë për një konflikt të thjeshtë, që kishte nisur për shkak të bllokimit të rrugës me automjet.

Por pas verifikimeve të kryera lidhur me ngjarjen, Policia ka ngritur ndaj Kuçit akuzën e “moskallëzimit të krimit” dhe e ka shpallur në kërkim policor.

Ndërkohë, për Jozefin Markun dhe shoferin e tij Kristjan Nikollin, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Prokurori i çështjes, Françesk Galaj, i ka drejtuar kërkesën gjykatës, ndërsa ende nuk është përcaktuar ora e seancës për dy të arrestuarit.

Hetimet vijojnë për sqarimin e rethanave të plota të konfliktit dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë.