INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konflikt mes yjeve të muzikës. Madonna akuzon Lady Gaga për kopjim [FOTO]

Konflikt mes yjeve të muzikës. Madonna akuzon Lady Gaga për kopjim [FOTO]

Publikuar më: 10:25 07-12-2018

Shpërthejnë debatet mes Madonnës dhe Lady Gaga. Shkak është bërë një shprehje e këngëtares 32-vjeçare, të cilën Madonna pretendon se ajo e ka kopjuar prej saj.

“Nëse në një dhomë me 100 persona, 99 nuk besojnë te ty, mjafton vetëm një për të të ndryshuar jetën”, thoshte Gaga.

dfgjjhg.JPG

Por përgjigjia e Madonnës ishte e ashpër. Duke i kujtuar Lady Gagas të mos merret me të, Madonna risjell një shprehje të saj të viteve 80-të. “Nëse në një dhomë me 100 persona, 99 më pëlqejnë, unë do të mbaj mend vetëm atë që nuk më pëlqeu“, shkruan mbretëresha e Pop-it.

sdgfhmkhgj.JPG

Përplasja mes yjeve të muzikës vjen në një moment të shkëlqyer për Lady Gaga, e cila po korr sukseset e filmit “A star is born”, me interpretimin e mrekullueshëm të Bradley Cooper. Sintonia mes dyshes Cooper-Gaga ka tërhequr mjaft vëmendjen e mediave.

dfgjkgh.JPG

“Bradley më ka ndryshuar jetën, është i vetmi që më thërret Stefani, në emrin e vërtetë, më ka ndihmuar të largohem nga personazhi që kam krijuar dhe të gjej vetëveten”, shprehej Lady Gaga për partnerin e saj.

tfgjhkh.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0044829845428467