INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfirmohet: implantet e gjoksit shkaktojnë kancer

Konfirmohet: implantet e gjoksit shkaktojnë kancer

Publikuar më: 12:27 22-03-2017

Deri në nëntë vdekje janë raportuar nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaceve në SHBA (FDA), si pasojë e një kanceri të shkaktuar nga implantet në gjoks.

Ky lloj kanceri i rrallë i quajtur anaplasika e limfomës së qelizave të mëdha (ALCL) godet qelizat në sistemin imunitar dhe gjendet rreth zonës së implanteve. Mund të gjendet në lëkurë në formën e gungave dhe nuk është si kanceri i gjirit. Sipas FDA, femrat të cilat kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale në gjoks rrezikojnë të preken nga ALCL në krahasim me femrat që nuk kanë bërë një ndërhyrje të tillë.

Agjencia ka marrë rreth 359 raportime për një rrezik të tillë që nga muaji Shkurt.
Shkencëtarët thonë se kjo gjë krijon një “terren ideal të mbarështimit” të baktereve, të cilat ndikojnë në krijimin e kancerit. Femrat duhet të paralajmërohen për rrezikun ndaj kancerit, përpara se t’i nënshtrohen një ndërhyrje plastike, argumentojnë ata.

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666