INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komisioneri Hahn në takim me kryeministrin Zaev: ‘’Mbështesim protestat, por BE dënon dhunën’’

Komisioneri Hahn në takim me kryeministrin Zaev: ‘’Mbështesim protestat, por BE dënon dhunën’’

Publikuar më: 20:41 19-03-2019

Komisioneri Europian për Negocimet Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn ka zhvilluar një takimi me Kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Pas përfundimit të takimit Hahn është shprehur se të gjitha format e dhunës janë të papranueshme dhe Bashkimi Evropian është shumë i rreptë në lidhje me këtë.

Sipas Hahn, rajoni duhet të shohë ndryshime politike të bazuara në procesin demokratik dhe zgjedhjet e lira dhe transparente.

'Ka njerëz që duan që ne të detyrojmë vendosjen e sundimit të ligjit me idene se mund të hyjmë në një vend dhe të zëvendësojmë autoritetet duke përdorur forcën ushtarake. Pikëpamja e BE për sundimin e ligjit është transparenca, demokracia dhe mbrojtja e gjyqësorit. Rajoni duhet të shohë ndryshime politike të bazuara në procesin demokratik dhe zgjedhjet e lira dhe transparente. Kjo është ajo që ne mbështesim, por besimi se ne duhet të arbitrojme, të themi se kush është i mirë dhe i keq, apo se kush duhet të largohet dhe kush duhet të vije në pushtet nuk është aspak pikëpamja jonë', - tha komisioneri Hahn

 

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998