INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Komentuesit e frustruar pasi Ermal Mamaqi poston videon e ditëlindjes së Sias, Olti Curri shpërthen ndaj tyre: 'Po kurrë mos paçin bukë...' [FOTO]

Komentuesit e frustruar pasi Ermal Mamaqi poston videon e ditëlindjes së Sias, Olti Curri shpërthen ndaj tyre: 'Po kurrë mos paçin bukë...' [FOTO]

Publikuar më: 21:45 18-03-2019

Ditën e djeshme Ermal Mamaqi ka ndarë me ndjekësit videon më të ëmbël nga festa e ditëlindjes së parë të vajzës së tij, Sia.

Por duket se kjo video ka frustruar shumë prej ndjekësve të tij, ku nuk kanë munguar komente që mund të quhen edhe absurde.

News 31.al ka publikuar një shkrim drejtuar të gjithë këtyre komentuesve ku dhe kanë treguar disa prej komenteve të tyre.

11.jpeg

2.jpeg

3.jpeg

 

 

4.jpeg

Kaq ka mjaftuar dhe menjëherë për këtë çështje ka reaguar dhe Olti Curri, duke mbështetur shkrimin dhe duke sulmuar të gjithë komentuesit se sa absurde është që ata ndjejnë një mëllef të tillë për gjendjen ekonomike të moderatorit Ermal Mamaqi dhe se paratë që ai harxhon për vajzën e tij as nuk rregullojnë apo dëmtojnë gjendjen ekonomike të popullit shqiptar dhe në të vërtetë sytë duhen kthyer nga politikanët shqiptarë të cilët me paratë e popullit shihen me veshje dhe automjete luksoze. 

 

 

 

View this post on Instagram

"Nena e komentuesve idiote te rrjeteve sociale eshte gjithmone shtatzene" Populli s'ka buke te ha dhe Ermal Mamaqi feston ditelindjen e vajzes !!?? Po kurre mos paçin buke te hane te gjithe ata idiote te paditur qe kerkojne ti zhduket varferia duke protestuar tek fq e instagramit te nje humoristi & moderatori. Po si ka mundesi qe kjo ndodh vetem tek fotot e personazheve te njohur televizive dhe kurre tek profilet e Edi Rames edhe gjithe qeverise qe postojne foto ne darka , dreka, udhetime etj etj. Edhe nqse Ermal Mamaqi paguhet nga tv apo sponsorat, politikanet dhe qeveria paguhet nga leket tona !!! Eshte normale te protestoni per varferine por fillojeni me liderat politike, pastaj me Kryetarin e Bashkise, pastaj me Ministren e Mirqenies Sociale etj etj. Te zhytur ne keneten e mllefit dhe injorances, jeni sklleverit e persosur per çdo klase politike qe eshte apo do vije ne pushtet, sepse ju nuk dini akoma kujt duhet ti kerkoni llogari. Me paditurine tuaj ndizni instiktet sadomazokiste e çdo pushtetari qe t'ju shtype, dhunoje dhe rrjepe akoma me shume. Populli s'ka buke te haje nga "faji" Ermal Mamaqit, populli s'merr sherbim mjeksor nga "faji" Kejvina Kthjelles, po shume mire pra, nderrojme kanalin edhe populli jeton me te gjitha te mirat me Arbana Osmanin, ah prit se pashe ne instagram qe edhe ajo paska shkuar ne Firence per qejf, nderkohe qe populli nuk siguron dot nje abone autobuzi studentesh ...

A post shared by Olti Curri ? (@olticurri) on

Article Logic
Execution time: 0.0040302276611328