INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KOMENT Gazetari i njohur i bën thirrje FSHF-së: “Kthe urgjent policinë” [FOTO]

KOMENT Gazetari i njohur i bën thirrje FSHF-së: “Kthe urgjent policinë” [FOTO]

Publikuar më: 17:35 18-08-2018

Ditën e djeshme u luajt sfida e parë e Supërligës ku u përballën Skënderbeu dhe Partizani. Ndeshja që u luajt në Korçë nuk shkoi edhe aq mirë duke sjellë një përplasje mes dy tifozërive. Nisur nga kjo ngjarje gazetari Ervin Baku më anë të një postimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje FSHF-së që të kthejë urgjent policinë në stadium, pasi institucioni më i lartë i futbollit në vend kishte vendosur që policia mos të marrë pjesë në stadium, por klubet të marrin kompani private të sigurimit.

Baku u shpreh se 30 stjuardë nuk mund të ruajnë qetësinë në stadium dhe kurrsesi nuk mund ti zëvendësojnë 1200 policë. Ai e cilësoi se prania e policisë në stadiumet shqiptare është e domosdoshme si dhe të vendosen në çdo stadium kamera sigurie.

Postimi i plotë:foti.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999