INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kokainë në tualet, arrestohen shqiptarët

Kokainë në tualet, arrestohen shqiptarët

Publikuar më: 15:24 14-07-2018

Dy të rinj shqiptarë përkatësisht 23 dhe 20 vjeç janë arrestuar nga policia italiane nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre u krye në Martina, pas kontrolleve  policore. Policia zhvilloi kërkime edhe në shtëpi, ku kanë gjetur të fshehur në tualet 199 doza kokaine me një peshë prej 72 gram, të paketuara dhe të gatshme për t'u shitur në treg. Policia ka gjetur edhe materiale të tjera për prerjen e drogës, paketimin, peshore dhe 690 euro, të cilat janë sekuestruar pasi dyshohen se janë të ardhurat nga aktiviteti i shitjes. Dy shqiptarët u shoqëruan në komisariat, ku po merren në pyetje.

Article Logic
Execution time: 0.0037097930908203