INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kokainë brenda në ananas, shtanget policia spanjolle

Kokainë brenda në ananas, shtanget policia spanjolle

Publikuar më: 11:12 18-01-2018

Plot 745 kg kokainë janë zbuluar brenda frutave të ananasit. Nuk bëhet fjalë për një film por për një operacion policor të zhvilluar në Spanjë dhe në Portugali.

Dhe lënda narkotike nuk u zbulua në arka por brenda vetë frutit.

Në pranga përfunduan 9 persona të cilët dyshohet se e kishin transportuar lëndën narkotike nga Amerika Latine.

Veç 745 kilogramëve të sekuestruar, policia shkatërroi edhe laboratorët ku më pas përpunohej droga.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836