INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kohë e zymtë dhe me shi, por Horoskopi lajmëron DRITË në ditën e sotme... veçanërisht për këto 2 shenja

Kohë e zymtë dhe me shi, por Horoskopi lajmëron DRITË në ditën e sotme... veçanërisht për këto 2 shenja

Publikuar më: 09:15 05-05-2018

Dashi –Sot do ti jepni prioritet çështjeve të karrierës. Kjo do ju bëjë që të mendoheni shumë, pasi mund të vini në rrezik shumë gjëra. Duhet të përqendroheni dhe të tregoheni të matur. Me shumë gjasa dita juaj do të jetë me humor të keq.

Demi –Sot do të bëni plane për një udhëtim të gjatë, i cili do të ndryshojë rrjedhën e jetës tuaj. Planifikoni çdo gjë me kujdes dhe mos lejoni asnjë të prishë jetën tuaj. Shijoni pushimin.

Binjakët –Do të zgjoheni nga ëndrra të çuditshme të cilat do ju bëjnë të jeni shumë të zymtë dhe të kaloni një ditë plot emocione negative. Përpiquni të flisni me dikë. Kjo nuk është një ditë e mirë për të marrë vendime në punë apo dhe me partnerin.

Gaforrja –Mungesa e komunikimit me një anëtar të familjes së pakënaqur mund t’ju bëjë të ndiheni të mërzitur. Mënyra më e mirë për ti sqaruar gjërat është komunikimi me njëri-tjetrin, ndryshe do jeni në telashe.

Luani –Një premtim i bërë më parë, do të marrë jetë sot. Kjo gjë do ju bëjë që të vizualizoni mirë hapat drejt të ardhmes ku nuk do të mungojnë dhe pozicionet shumë të mira pune. Mos u frikësoni. Ju do të jeni të suksesshëm.

Virgjëresha –Ju mund të vendosni të kaloni një pjesë të madhe të ditës duke punuar në një projekt që kërkon shumë energji. Planet për të kaluar kohë me një mik apo partneren nuk mund të jenë ashtu siç do të donit. Kaloni një mbrëmje relaksuese.

Peshorja –Një mik nga larg do ju vizitojë dhe e gjitha dita do të jetë me të. Mos e vrisni shumë mendjen për ushqimin apo vendet ku do ta shëtisni. Ai do të jetë i lumtur me praninë tuaj dhe kudo që ta çoni, do të ndihet njeriu më i lumtur.

Akrepi – Sot do të merri një lajm të keq. Por mos e humbisni toruan direkt. Kontrolloni më parë të gjitha faktet dhe më pas reagoni. Çdo gjë që do të bëni sot do ju duket e mërzitshme. Përpiquni të keni shmangni njerëzi.

Shigjetari –Do të ndiheni shumë të mërzitur, pasi keni probleme me financat. Por bëni pak durim sepse do të dilni shumë shpejt nga kjo situatë. Të ardhurat tuaj do të jenë si më parë, ky ishte vetëm një mësim për të mos bërë shpenzime të tepruara.

Bricjapi –Sot do të ndiheni të lodhur dhe nuk do të keni dëshirë të bëni asnjë gjë. E vetmja gjë që dëshironi është të qëndroni në shtëpi dhe të flini gjumë. Disa lajme të mira nga larg mund t’ju mbushin me gëzim në pasdite. Në darkë do të merrni një ftesë për të shkuar në darkë me një mik të ngushtë. Mos e refuzoni.

Ujori – Pasiguria në lidhje me çështjet profesionale mund t’ju çojë në një vendosmëri më të madhe për të ecur përpara, pavarësisht se jeni konfuzë. Bëni më parë disa kërkime dhe më pas veproni, kështu do të ndiheni më të sigurt.

Peshqit – Sot do të udhëtoni me miqtë tuaj dhe do të jetë një ditë plot argëtime dhe humor. Mos humbisni asnjë rast për tu njohur me njerëz të rinj. Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të dalë nga gjendja e vetmisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034611225128174