INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koçijançiç përsërit, parlamenti është vendi ku diskutohet dhe jo bojkotohet

Koçijançiç përsërit, parlamenti është vendi ku diskutohet dhe jo bojkotohet

Publikuar më: 17:18 25-02-2019

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç ka komentuar sërish krizën politike në Shqipëri. Nga Brukseli, Koçijançiç ripërsëriti qëndrimin se opozita dhe mazhoranca duhet të përfshihen në dialog, ndërsa tha se situata aktuale dëmton funksionimin e demokracisë. Ajo u shpreh se dorëzimi i mandateve nga ana e opozitës dëmton rëndë funksionimin e demokracisë parlamentare.

“Kur bëhet fjalë për dorëzimin e mandatave vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë parlamentare, pasi parlamenti është vendi ku diskutoht dhe jo bojkotohet. Këto vendime janë jo produktive dhe shkojnë në kundër vendime që qytet kanë marrë me votë, dhe kundër aspiratës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Të gjithë anëtarët e parlamentit duhet të vijojnë të shërbejnë në parlament dhe të evitojnë aktet e dhunës në këtë drejtim qëndrimi i Brukselit është ai i deklaruar edhe më herët. Opozita dhe qeveria duhet të angazhohen në negociata për të mirën e vendit, kjo është një deklarata që është bërë një javë më parë dhe që vazhdon të mbetet në fuqi”, tha zëdhënësja e Komisionit Europian.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040140151977539