INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klosi takim me gratë e burgut 325. Premton punësim për të dënuarat që përfitojnë nga amnistia

Klosi takim me gratë e burgut 325. Premton punësim për të dënuarat që përfitojnë nga amnistia

Publikuar më: 18:46 09-12-2016


Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi deklaroi se do të punësojë të gjitha gratë e dënuara që do të përfitojnë nga amnistia. Ministri Klosi ishe sot në një takim me gratë e burgosura tek burgu 325 në “Ali Dem” ku premtoi se “për secilën prej grave që do të lerë burgun,integrimi në shoqëri do të bëhet përmes punës”. Por duket se kjo ministri nuk do të mjaftohet vetëm, me kaq. Për t’u siguruar integrimin në shoqëri për gratë që do të fitojnë lirinë do të sigurohen banesa sociale. Klosi bëri të ditur se “në negociatat me Bashkinë do të mundësohen dhe banesa sociale për këtë kategori grash. Ministrja e Shtetit, Ermonela Felaj, tha se gratë që mbushin moshën 55 vjeç, në ditën e ehyrjes në fuqi të ligjit, përfitojnë amnisti. Ato do të lënë qelitë e burgut ashtu si edhe të dënuarat që janë duke vuajtur 2 vitet e fundit të dënimit.
Drafti i miratuar në qeveri pak ditë më parë, parashikon faljen e dënimit për të gjitha gratë të cilave u kanë mbetur 2 vite nga dënimi.

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834