INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klejti Mahmutaj shokon të motrën: Përse nuk më zgjodhe mua?! [VIDEO]

Klejti Mahmutaj shokon të motrën: Përse nuk më zgjodhe mua?! [VIDEO]

Publikuar më: 17:00 30-10-2016

Klejti Mahmutaj nuk e ka pritur mirë pjesmarrjen e motrës, Gerta në Këngën Magjike pa të!

I kemi parë gjithmonë bashkë në skenë, por këtë Këngë Magjike Gerta Mahmutaj solli një produksion me të dashurin e saj dhe jo me vëllain, Klejtin.

Kaq ka mjaftuar që Klejti të reagojë në emisionin “Tek Unë nga Arjola Shehu” përmes një video mesazhi ku i ka shprehur Gertës të gjithë mërzinë e tij… Vet këngëtarja ka ngelur e shokuar duke thënë se nuk e dinte që kjo gjë do e kishte mërzitur Klejtin. Por vetëm më pas, Arjola ka zbuluar edhe pjesën e mbetur të videos ku Klejti tregon se bëhet fjalë vetëm për një shaka.

“Të uroj shumë suksese në Këngën Magjike, të dua shumë Gerta!” përfundon vëllai i këngëtares.

Article Logic
Execution time: 0.0061578750610352