INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klaudia Pepa shkon me pushime me ish-balerinin e njohur të trupës së Albi Nakos! E gjeni dot ku? [FOTO]

Klaudia Pepa shkon me pushime me ish-balerinin e njohur të trupës së Albi Nakos! E gjeni dot ku? [FOTO]

Publikuar më: 19:39 24-04-2018

Para disa ditësh balerini dhe koreografi i njohur Albi Nako na tregoi me anë të disa fotove të cilat i postoi në rrjetin social Instagram, se ishte me pushime dhe për punë gjithashtu në Francë bashkë me balerinën e njohur Alba Hoxhën.

Mirëpo edhe balerina Klaudia, siç e shohim, ka ecur përpara me jetën dhe karrierën e saj. Disa ditë më parë ajo u kthye në Shqipëri ku nëpërmjet fotove në profilin e saj në ‘Instagram’ tregoi se po kalonte pushime të këndshme. Por qëndrimi i balerinës në vendin e saj ishte i shkurtër, pasi Klaudia ka ikur përsëri në Itali, ku po kalon disa ditë të tjera pushimi.

Ajo shfaqet në foto e video krah balerinit të famshëm Graciano Tagani, i cili është miku i saj më i mirë. Mesa duket Graciano ka vendosur ta shoqërojë Klaudian në Itali dhe ajo e ka çuar atë në një park lojrash. Në postimet e balerinit shohim se ata të dy janë argëtuar mjaft në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po kalojnë mirë së bashku.

rtfghj.pngrtyuio.pngrtyuiop.pngdfyjuiop.png

Article Logic
Execution time: 0.0033981800079346