Në fillim u quajt thjesht një thashethem, por si duket faktet flasin të kundërtën.
Para disa ditësh, faqja “Vipat e bllokut” postoi një mesazh të ardhur sipas të cilit bukuroshja e Digitalb, Jonida Vokshi ka nisur një histori të re dashurie me reperin nga Kosova, Capital T.
Ky burim thotë se çifti është parë duke u puthur në Londër dhe se kishte qenë mikesha e tyre e përbashkët, Elvana Gjata ajo që i kishte njohur.
Por edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka pohuar apo përgenjështruar diçka, kjo video e postuar nga Jonida ku duket të jetë në Londër,forcon idenë se është në një lidhje me reperin nga Kosova.
Kujtojmë që edhe Capital T, ka postuar disa foto nga Londra.










23 Oct 2025 


