INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo nuk pritej!!! Lady Gaga zë vendin e Beyonce në film…[FOTO]

Kjo nuk pritej!!! Lady Gaga zë vendin e Beyonce në film…[FOTO]

Publikuar më: 14:53 14-01-2019

Filmi ‘A star is born’ u publikua pak kohë më parë dhe në qendër ka historinë e dy këngëtarëve të cilët dashurohen.

Lady Gaga dhe Bradley Cooper janë protagonist të filmit, mirëpo ata nuk kanë qenë zgjedhja e parë për këtë film.

zdfhfghjfhj.jpg

Producenti, skenaristi dhe për herë të parë edhe regjisor për ‘A star is born’, Cooper, ka pasur një karrierë të gjatë artistike, por pavarësisht kësaj nuk ishte e sigurt prania e tij në film si aktor kryesor. Ka qenë Clint Easwod, i cili e bindi të merrte përsipër këtë projekt, që rezultoi shumë i suksesshëm.

Interpretimi i Cooper në rolin e Jackson Maine, ka marrë vlerësime maksimale dhe çmime të shumta në eventet e ndryshme kinematografike.

Gjithashtu edhe Lady Gaga është vlerësuar shumë nga kritikët. Megjithatë siç u përmend dhe më sipër është zbuluar se këngëtarja nuk ka qenë zgjedhja e parë në këtë film. Në fillim ishte menduar që personazhi protagonist të ishte Beyonce dhe filmi u shty për disa kohë që t’i jepte mundësi këngëtares të përfundonte shtatzëninë.

xcfjncghkgh.JPG

Një vit më pas, Eastwood hoqi dorë dhe filmin e mori në dorë Cooper, i cili zgjodhi të bashkëpunonte me Lady Gaga-n.

‘A star is born’, i cili e pati premierën në festivalin e filmit në Venecia, ka rezultuar një nga produksionet më të suksesshme dhe ka arkëtuar deri tani rreth 400 milionë dollarë.

zdshdghjf.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0024549961090088