INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo këngëtare ka parë tmerr me sy, ndërkohë që konsumonte darkën me familjen e saj. Zbuloni disa gjëra interesante për të!

Kjo këngëtare ka parë tmerr me sy, ndërkohë që konsumonte darkën me familjen e saj. Zbuloni disa gjëra interesante për të!

Publikuar më: 11:51 24-10-2018
Në rubrikën “ VIP IN” të emisionit “ IN Traffic” në IN Radio 105.7, ishte përzgjedhur këngëtarja me famë ndërkombëtare, Mariah Carey.
Ja disa gjëra interesante nga jeta e saj:
 
1. Emri i saj i plotë është Mariah Angela Carey. Ajo lindi  në Huntington të New York-ut, më 27 mars 1970, nga  një nënë irlandeze-amerikane Patricia Hickey dhe babai afrikano-amerikan / venezuelian, Alfred Roy Carey.
 
2. Mësimet e saj të para për të kënduar i nisi që në moshën 4-vjeçare.
 
3. Familja e saj ishte e njohur për rrënjët e tyre multiraciale  dhe njerëzit i sulmonin për këtë gjë, duke i helmuar  qentë e tyre, duke i djegur makinën, madje edhe i gjuanin me armë zjarri në dritaren e kuzhinës, kur ata po hanin darkë.
 
4. Para se të bëhej e famshme, ajo punoi për të mbajtur veten, duke përfshirë: ndihmëse parukjere, kamariere, etj
 
5. Martesa e saj e parë ishte në presidentin e Columbia Records (Tommy Mottola) në vitin 1993, por ata u divorcuan në vitin 1998. Ajo u bë vegjetariane, ndërsa ishte e martuar me të.
 
6. Në 1994, sipas intv.al Carey nxorri  albumin e saj “Merry Christmas”, që ka shitur mbi 15 milionë kopje në mbarë botën dhe është albumi më i shitur i Krishtlindjeve i të gjitha kohërave.
 
7.Filmi i saj i vitit 2001 "Glitter" fitoi çmimin Razzie për "Aktoren  më të keqe" për rolin e saj.
 gettyimages-652227466.jpg
 
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.003993034362793