INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo këngë e Dua Lipa futet në histori me super suksesin e radhës dhe JO nuk është 'New Rules'!

Kjo këngë e Dua Lipa futet në histori me super suksesin e radhës dhe JO nuk është 'New Rules'!

Publikuar më: 20:33 30-04-2020

Dua Lipa padyshim që po përjeton perudhën e saj më të mirë dhe sukseset e saj nuk kanë të ndalur.

Albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm që i ka ofruar këngëtares shqiptares ndër të tjera edhe shumë miliona euro.

Kënga e parë e këtij albumi që titullohet “Don’t start now”, e publikuar në tetor të vitit të kaluar ka qëndruar në top listat ndërkombëtare për javë me radhë.

Ka qenë “Official Charts” që ka bërë të ditur lajmin se kjo këngë ka thyer rekordin si kënga e parë e një artisteje femër britanike që qëndron kaq gjatë në Top 10.

Ndër të tjera ka shkruar se “Don’t start now” ka shpenzuar më shumë javë në Top 10 se çdo këngë tjetër, duke e bërë këngëtaren shqiptare të futet në histori.

E entuziazmuar për këtë sukses, Lipa e ndau këtë lajm gjithashtu me fansat e saj në InstaStory.

duja-1-1.jpg

Vlen të rikujtojmë se Dua Lipa rrezikoi duke e publikuar albumin “Future Nostalgia” në kohë izolimi, ama ky rrezik që mori tanimë po i shpërblehet më së miri. Madje, ky album po qëndron prej javësh në vendin e parë në “Top Charts”, diçka që e kishte arritur vetëm këngëtarja Adele me albumin “25”.

Këto suksese të njëpasnjëshme, këngëtarja shqiptare po i shijon me partnerin e saj Anwar Hadid dhe nuk mund të jetë më e lumtur se kaq.

Article Logic
Execution time: 0.0025680065155029