INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo është reklama më raciste që mund të keni parë ndonjëherë.  Diskriminohet mashkulli me ngjyrë për një kinez [Video]

Kjo është reklama më raciste që mund të keni parë ndonjëherë. Diskriminohet mashkulli me ngjyrë për një kinez [Video]

Publikuar më: 13:36 27-05-2016

E nëse në reklama zakonisht pretendohet që krah reklamimit të diçkaje, të përcillët edhe një mesazh pozitiv, kjo që do të shihni duket se shfaq të kundërtën.  Mesazhi i vetëm që përcillet përmes saj është racizmi teksa një mashkull me ngjyrë dhe një femër kineze nisin flirtimin e tyre , mashkulli i veshur me një bluzë të bardhë por të ndotur, ndërkohë që fillon dhe e përkëdhel femrën, kjo e fundit i fut një kapsulë pastrami rrobash në gojë dhe e fut në makinën larëse. Ndërkohë që fillon proçesi i larjes, brenda dëgjohen ulërimat e mashkulli me ngjyrë. Pas larjes, nga makina larëse del një mashkull kinez me një bluzë të pastër. I vetmi mesazh që përcjell kjo reklamë është diskriminimi i njerëzve me ngjyrë. Ndaj edhe  ka ngjallur zemërim nga të gjithë të cilët e kanë sulmuar ashpër  me rktitikat e tyre.  Kompania kineze Qiaobi, nuk ka deklaruar ende asgjë, dhe nuk ka kthyer përgjigje për asnjë pyetje që iu është drejtuar atyre karshi reklamës. Megjithatë mendohet, se kjo nuk është reklama e parë që Kina bënë dhe sjell bindje të tilla, duke u akuzuar për pandjeshmëri racore.

Gjithashtu, është një numër i madh i afrikanëve që jetojnë në Kinë, të cilët çdo ditë bëjnë ankesa që përballen me diskriminim dhe paragjykime nga vendasit vetëm për shkak se janë me ngjyrë.

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104