INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kishte vetëm një javë që kishte dalë nga burgu, i riu iu kthehet sërish vjedhjeve, por dështon

Kishte vetëm një javë që kishte dalë nga burgu, i riu iu kthehet sërish vjedhjeve, por dështon

Publikuar më: 09:46 04-05-2019

Një i ri, 23-vjeçar që kishte vetëm një javë që kishte dalë nga burgu sërish i është rikthyer ‘zanatit’ të vjedhjeve të banesave por këtë radhë pa sukses. I riu, i identifikuar nga policia me inicialet D.K nga Lezha është arrestuar në dhomën e një banese ku ai kishte hyrë për të vjedhur. 

Plaçkitjet e banesave mesa duket i riu i ktyente në orët e mëngjesit. Policia thotë se ai kishte hyrë nga dritarja por ishte konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.
“Falë reagimit të menjëhershëm të forcave policore pas marrjes së njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë në një prej dhomave të banesës ku gjatë kontrollit fizik policia i gjeti një thikë", thotë policia. 23-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Lezhës për veprat penale “Vjedhja"dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040271282196045