INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kirurgu turk dënohet me 1 vit burg, ndërhyrja plastike lë me pasoja të rënda pacienten shqiptare

Kirurgu turk dënohet me 1 vit burg, ndërhyrja plastike lë me pasoja të rënda pacienten shqiptare

Publikuar më: 12:44 28-06-2017

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit burg një kirurg plastik turk që ushtronte profesionin e tij në një spital privat për akuzën “mjekim i pakujdesshëm”.

Hakan G është shpallur i fajshëm për operacionin që kishte kryer te një paciente femër, e cila kishte kërkuar zmadhim të gjoksit dhe heqjen e rrudhave të dhjamit në bark, në dhjetor të vitit 2011. Ndërhyrja me kosto 7500 euro ka rezultuar jo vetëm e pasuksesshme në rezultatin estetik, por gjithashtu ka lënë pacienten me iniciale G.B. me pasoja të rënda shëndetsore duke i shkaktuar humbje të përhershme të 25% të aftësive për punë. Ky proces gjyqësor zgjati për rreth 2 vjet, duke filluar në maj të vitit 2015, për të përfunduar më pas në qershor të këtij viti. Ai u dënua gjithashtu me pezullimin e ushtrimit të profesionit të tij për 2 vjet, pas dënimit të parë për të qëndruar 1 vit prapa hekurave. Ndaj mjekes tjetër, të bashkëpandehurës Rezarta K. u vendos pushimi i akuzës dhe nuk mosvazhdimin e ndjekjes penale ndaj saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715