Milani po bën goxha bujë me pjesën financiare të saj. Rishitja e ekipit, blerjet në sasi të mëdha, ndërrimi i shpeshtë i aksionerëve bëri që çështja Milan të përfundonte në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Tashmë mbas shumë kohësh UEFA ka marrë përsëri dosjen e Milanit.
Vendimi më i keq mundshëm është për t’u përjashtuar. Problem do të ishte nëse analiza e UEFA-s e gjen Milanin në një situatë po aq të rëndë sa ajo e kinezëve, çka mund ta shtyjë të ripropozojë përjashtimin nga kompeticionet e saj.
Mundësia reale është që komisioni gjykues të ndëshkojë Milanin me një ose disa nga këto masa: gjobë, reduktim të organikës, kufizim të blerjeve, madje deri ndalim të merkatos. Gjithçka do të varet nga gjendja e arkave kuqezi, por dënimi është i pashmangshëm.
Në rast se Milani gjen rrugën e bisedimeve me UEFA-n, kjo e fundit do t’i kërkojë një plan financiar tejet solid, të besueshëm, të vetëfinancueshëm dhe që mbi të gjitha parashikon një shlyerje të detyrimeve brenda 48 muajsh
 
							 
							 
							 
							 
					 
											 
  
  
  
 







 24 Oct 2025
24 Oct 2025 





