INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kimakti braktis spektakëlin e humorit “Portokalli”

Kimakti braktis spektakëlin e humorit “Portokalli”

Publikuar më: 16:49 15-08-2018

Olsi Bylyku, i cili është bërë i njohur me rolin e Kimikatit do të largohej nga spektakëli humori “Portokalli”. I kontaktuar nga revista “Who” Olsi i ka konfirmuar këto lajme duke thënë se në sezonin e ri nuk do të jetë pjesë as e “Portokalli”-së dhe as e “Top Channel”.

“Po është e vërtetë që do të largohem nga ‘Portokalli’. Nuk do të jem më në ‘Top Channel’. Do të largohem për angazhime të tjera artistike!”-ka thënë aktori. Olsi nuk ka zbuluar detaje se ku do ta shohim, por i ka lënë ato surprizë për sezonin e ri televiziv. “Detajet të tjera dua t’i lë surprizë kur të fillojë sezoni” -është shprehur Olsi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029330253601074