INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian ''tërbon'' INSTAGRAM-in me fotot seksi, por komentin më epik ia lë Aulona: Turp a ke? Je dhe...[FOTO]

Kim Kardashian ''tërbon'' INSTAGRAM-in me fotot seksi, por komentin më epik ia lë Aulona: Turp a ke? Je dhe...[FOTO]

Publikuar më: 18:56 11-09-2018

Strategjia e marketingut e Kim Kardashian është perfekte. Vetëm ajo di të promovojë në perfeksion produktet e firmës së saj. Së fundmi, Kim ka lançuar linjën e saj të re kozmetike dhe ka publikuar një foto mjaft provokuese, ku shihet e shtrirë mbi ca petale trëndafili rozë, ndërkohë që ka veshur një palë bikini mjaft të vogla.

Në mes të mijëra komenteve, dallohet edhe ai i moderatores shqiptare, Aulona Mustës, e cila ka kritikuar Kim për këto foto. “Turp a ke? Je dhe nënë me tre fëmijë ti! Ke dhe burrë ti! I bëre rezil të shkretët!”, i komenton Aulona me ironi, duke iu adresuar edhe njerëzve që shpeshherë e kritikojnë moderatoren kur publikon foto me bikini në Instagram.

HUSTA.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211