INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Kardashian bëri namin pasi Arbenita veshi fustanin e saj, reagon e dashura e FERO-s, shihni çfarë ka bërë! [FOTO]

Kim Kardashian bëri namin pasi Arbenita veshi fustanin e saj, reagon e dashura e FERO-s, shihni çfarë ka bërë! [FOTO]

Publikuar më: 17:57 21-02-2019

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, e cila për publikun u bë e njohur pas lidhjes me reperin Fero duket se tashmë do bëhet edhe më e famshme. Arbenita ka pozuar pak kohë më parë për kompaninë e njohur të veshjeve Misguided USA, ku është shfaqur me një fustan identik të kopjuar nga Kim Kardashian.

Siç duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak, Kim e cila nëpërmjet një statusi ka shpërthyer kundër kompanisë në fjalë dhe ka treguar se do t’i hedh në gjyq pasi kanë kopjuar disa nga dizenjot e saj.

Sipas burimeve pranë “TMZ", Kim ka paraqitur disa dokumenta në gjykatë, ku shfaqen imitimet që kjo kompani ka bërë dhe madje dhe keqinterpretimet në veshje. Po ashtu kjo kompani ka etiketuar Kim në postimet e saj, duke i bërë fansat të mendojnë se ylli i reality shoët bashkëpunon me ta.

“Është shkatërruese të shohësh këto kompanitë e modës që kopjojnë modelet që kanë marrë gjakun, djersën dhe lotët e projektuesve të vërtetë, të cilët kanë dhënë gjithçka për idetë e tyre origjinale”, shkruante Kim në postimin e saj.

Por kjo gjë siç duket Arbenitën nuk e ka shqetësuar aspak, përkundrazi, pasi ajo është bërë pjesë e sajtit prestigjioz DailyMail dhe sigurisht krah Kim Kardashian.

collagerrytt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109