INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kim Jong-un kërcënon sërish: Përgatituni për sulm!

Kim Jong-un kërcënon sërish: Përgatituni për sulm!

Publikuar më: 11:40 01-03-2017

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja filluan sot manovrat ushtarake të përbashkëta vjetore, ndërkohë që drejtuesi koreano-verior duket se ka ngritur alarmin.

Sipas raporteve Kim Jong-Un u ka kërkuar forcave të tij të përgatiten për një sulm kundër armikut.

Këto manovra gjithmonë kanë rritur tensionet në gadishullin e ndarë, shkruan "Reuters".

Këtë vit, ato po zhvillohen pak pas testimit nga Koreja e Veriut të raketës balistike dhe vrasjes nëpërmjet helmimit me një solucion neurotoksik të gjysmë vëllait të Kim Jong-Un në Malajzi.

“Efektivët pjesëmarrës në manovrat e përbashkëta, quajtur Key Resolve dhe Foal Eagle, janë të ngjashme me ato të vitit të kaluar”, deklaroi një zëdhënës i ushtrisë amerikane.

Në vitin 2016, 300 000 ushtarë koreano-jugorë dhe 17 000 amerikanë morën pjesë në operacione, njëkohësisht dhe anije amerikane strategjike dhe elementë të ushtrisë ajrore amerikane.

Pheniani i percepton këto manovra si përsëritje e një pushtimi të territorit të tij, ndërkohë që Seuli dhe Uashingtoni sigurojnë se këto manovra janë thjesht mbrojtëse

Article Logic
Execution time: 0.0046799182891846