INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kiara tregon arsyen e vërtetë të rikthimit: Pendohem, por kisha frikë mos...

Kiara tregon arsyen e vërtetë të rikthimit: Pendohem, por kisha frikë mos...

Publikuar më: 15:30 19-04-2023

Duket se spektaklin e të martës Kiara nuk e ka përjetuar aspak mirë, teksa këtë gjë vijon ende ta reflektoj edhe sot.

Në një bisedë që ishte duke bërë me Jorin në dhomën e ndenjes, Kiara është shprehur që është e penduar për rifutjen e saj, teksa meraku i vetëm ishte nëse ftohej raporti me Luizin.

“Ndonjëherë pendohem që u rifuta. Por kisha frikën se kur ndodh që rri shumë larg me të dashurin, duket sikur ftohen gjërat, nga data 25 mars deri në maj, ndërkohë që ne kemi vetëm 3 muaj bashkë.

Publiku thotë hajde të shikojmë si do zihet Kiara dhe Efi, po këtu e vuajmë ne se nuk jemi prej druri”, tha Kiara.

Ndonëse publiku sipas Kiarës ka qejf të shohë debate, ajo i merr me ankth dhe aspak me qejf, pasi është një lojë dhe nëse zihesh brenda në shtëpi, nuk ngelet më gjë kur del jashtë saj.

Jori tha se loja e Luizit do ishte më e thjeshtë nëse nuk do të ishte Kiara. Sipas saj, ai luan për dy persona, për veten e tij dhe për Kiarën.

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725