Lidhje, ndarje, unfollow, gjithçka në lidhje mbi Butrin Imerin dhe Kiara titon është komentuar gjerësisht në media, duke ndjekur çdo lëvizje të tyre si seritë e një telenovele.
Ndonëse një lidhje e mundshme e tyre ka marrë një vëmendje të madhe as prej Butrinitt dhe as prej Kiarës nuk është marrë asnjë konfirmim për këtë dhe në intervistat e dhëna prej tyre ata shprehen se janë miq të mire.
Por sërish të gjithë mendojnë se dyshja kanë një lidhje, e cila si duket tashmë sidoqoftë nuk mund të jetë më, pasi ndarjen e ka konfirmuar sot edhe Kiara e cila në postimin e fundit në Instagram shfaqet duke pozuar shumë seksi dhe krahas fotos ka dy fjalë për ish-in e saj, në këtë rast siç po komentohet është Butrinti .
"Thank u, next" (Faleminderit, tjetri), shkruan Kiara, frazë e marrë nga kënga e fundit e Ariana Grandes e cila ja ka kushtuar ish-të dashurve të saj. Të paktën Kiara me këtë postim falenderon ish-in dhe ne tani na tregoi se është single!









28 Nov 2025 





