INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Khloe merr aprovimin e së ëmës Kris për lidhjen e saj të re

Khloe merr aprovimin e së ëmës Kris për lidhjen e saj të re

Publikuar më: 19:10 19-09-2016

Romanca e Khloe Kardashian me Tristan Thompson tashmë ka vulën e fundit të miratimit, nga nëna Kris Jenner. Khloe duket shumë e lumtur në krahët e basketball-istit të njohur, pasi kudo që kanë shkuar e kanë shprehur dashurinë e tyre për njëri-tjetrin. Ata me siguri janë të lumtur duke ditur se të afërmit e mbështesin marrëdhënien e tyre. 60 vjeçarja Kris Jenner, u pyet nga gazetarët në eventin e fondacionit “Brent Shapiro” se si e shikon ajo këtë lidhje të Khloe dhe Tristan.

“Ata janë me të vërtetë mirë. Ajo po ia kalon shumë këndshëm, dhe Tristan duke djalë i mirë. Nuk e di se çfarë i bën ata të funksionojnë si çift, por mendoj se ka të bëjë me tërheqjen dhe me vlerat”.

Epo, fundja, çdo nënë dëshiron ta shikojë vajzën e saj të lumtur. 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039970874786377