INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Khloe Kardashian  nxjerr në rrugë Lamar Odom [FOTO]

Khloe Kardashian nxjerr në rrugë Lamar Odom [FOTO]

Publikuar më: 20:43 11-07-2016

Pas firmosjes për divorc për herë të dytë në maj të këtij viti, Khloe Kardashian ka treguar se po e hedh pas krahëve historinë me ish-in Lamar Odom.

Dhe që ta nxjerrë atë nga jeta e saj, asaj i është dashur ta nxjerrë edhe nga shtëpia.

Sipas TMZ, ylli I KUWTK e ka zbuar Lamarin nga prona në Calabas, që ajo kishte marrë me qera për të gjatë rehabilitimit të tij.

Menjëherë pasi sportisti u gjet pa ndienja nga overdoza në një shtëpi publike vitin e kaluar,  Khloe pagoi 25.000 dollarë në muaj për një shtëpi me qera pranë shtëpisë së saj që të mund të kujdesej më mirë për të.  Por duket se 32 vjeçares i ka ardhur në majë të hundës me sjelljet e tij pasi në shtëpi gjeti një tub për pirjen e drogës.

Raportimet thonë se Lamar po rehatohet në kolltuqet e shokëve derisa të gjejë një pronë të re.

E gjithë kjo vjen pasi divorci i ciftit ishte drejt finalizimit sepse Odom nënshkroi kërkesën e Khloe duke pranuar 13 dhjetorin 2013 si datën e divorcit, suportin bashkëshortor si dhe pagesën e avokatëve. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039808750152588