Khabib tashmë prej disa ditësh e ka bërë të qartë se do të dëshironte një duel me Floyd Mayweather dhe ai i ktheu përgjigjen për tu ndeshur në Vegas.
Tashmë babai i tij Abdulmanap Nurmagomedov, ka deklaruar se do të ishte i lumtur nëse djali i tij do të duelonte ndaj Floyd Mayweather në të ardhmen, duke shtuar se do të ftonte për stërvitje ish-boksierin amerikan të peshës së rëndë Mike Tyson dhe për ta patur në staf gjatë duelit.
Megjithatë babai i kampionit të peshave të lehta tha se fillimisht është e rëndësishme të mësojë fatin e djalit të tij, pra vendimin që Komisioni i Nevadës do të japë dhe pastaj mund të flasim për një marrëveshje me boksierin Floyd Mayweather.