INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto pamje nuk i shohim çdo ditë! Tayna sapo na zbuloi sa e lodhur është dhe çfarë fshihet pas suksesit të saj [VIDEO]

Këto pamje nuk i shohim çdo ditë! Tayna sapo na zbuloi sa e lodhur është dhe çfarë fshihet pas suksesit të saj [VIDEO]

Publikuar më: 16:22 06-08-2019

Ajo ka publikuar disa hite të paharrueshme këtë verë, por nëse doni të dini se çfarë fshihet vërtet pas këtij suksesi, atëherë po lexoni artikullin e duhur!

Tayna ka treguar përmes një videoje në Instagram, sesi është të punosh 24 orë pa pushim me përgatitjen e klipeve dhe koncerteve.

Reperja shihet e ulur duke pushuar pak ndërkohë që xhiron klipin “Pasite” me një pamje disi të përhumbur për shkak të lodhjes. Ajo shprehet se pavarësisht lodhjes, në fund, kur kupton që njerëzit janë kënaqur me punën tënde, ia vlen gjithçka.

Dje Tayna publikoi bashkëpunimin me Lyrical Son dhe MC Kresha, të cilët e kanë bërë edhe më të bukur këngën ritmike të titulluar “Pasite”.

Ajo tregon sesi e nisi karrierën në muzikë duke bërë një cover të këngës së tyre dhe se ku arriti sot pas punës së madhe!

 

Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705