INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 7 gjërat që një adoleshent fsheh nga të tjerët. Zbulojini tani!

Këto janë 7 gjërat që një adoleshent fsheh nga të tjerët. Zbulojini tani!

Publikuar më: 16:31 09-01-2017
Adoleshenca është një fazë e zhvillimit fizik dhe mendor të njeriut, e renditur ndërmjet fazës së fëmijërisë dhe pjekurisë ligjore.
Adoleshentët arrijnë një fazë, ku veprimet e një personi tjetër mund të ndikojnë në jetën e tyre. Ja gjërat, sipas intv.al  që adoleshentët e kanë të vështirë t’i shprehin:
 
1. Dua privatësi
Adoleshentët e kanë të theksuar pjesën e privatësisë. Duhet treguar kujdes, nëse vërtet dëshironi të kontrolloni jetën e një adoleshenti. 
 
2. Dua të flas me prindërit
Frika e kritikës së prindërve bën që ata të mos guxojnë të flasin hapur për gjërat e tyre. Duhet të shfaqeni sa më të mirëkuptueshëm,që  t’i fitoni besimin.
 
3. Po dal me dikë
 Kjo është mosha,sipas intv.al  që fillojnë pëlqimet  për dikë. Ekspertët thonë, se ky është momenti  ku ata  për një kohë të gjatë ja  fshehin prindërve  që kanë zënë të dashur. 
 
4. Nuk  po marr nota të mira në shkollë
Adoleshentët e dinë që prindërit presin shumë nga ata, sidomos kur bëhët fjalë për shkollën.Rezultatet  jo të mira në shkollë, nuk i tregojnë askujt.
 
5. Nuk flasin për marrëdhëniet seksuale
Adoleshentët për shkak të problemeve që kanë me vetbesimin, nuk flasin dot për këtë temë. Frika e gjykimit, i bën të ndrojtur të shprehen lirshëm rreth dëshirave të tyre seksuale.
 
6. Gënjen për të shmangur problemet
Nëse në një festë konsumon alkool, do përpiqet të dalë në sytë e prindërve sikur asgjë nuk ka ndodhur.  Përfshihet në probleme, por mundohet t’i kalojë duke ju gënjyer.
 
7. Nuk e pëlqejnë moshën e tyre
Zakonisht adoleshentët dëshirojnë të duken më të mëdhenj sa janë, për t’u dukur më të pjekur në sytë e të tjerëve. 
 
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0040199756622314