INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 5 makinat klasike më të shtrenjta në botë [FOTO]

Këto janë 5 makinat klasike më të shtrenjta në botë [FOTO]

Publikuar më: 14:40 29-10-2016

Këto makina që po shihni kushtojnë më shtrenjtë sot se sa në kohën kur dolën në treg.

Sa më shumë kalon koha aq më shumë rritet çmimi i tyre. Ato kthehen në makina ikonë dhe kushtojnë miliona euro pasi shiten në ankand.

1.Mercedes-Benz 540K Special Roadster. Çmimi: 8.2 milionë dollarë

Kjo makinëc ishte pronë e një anglezi, i cili e kishte blerë në vitin 1937 dhe  e kishte ruajtur  përgjatë Luftës së dytë Botërore dhe pastaj e kishte shitur. Pas atij, kjo makinë  kishte kaluar tek shumë njerëz, dhe së fundmi, pronari i saj ishte shefi i Formula 1, Bernie Exxlestone, i cili e kishte shitur në një ankand për plot 8.2 milionë dollarë. 1937 Mercedes-Benz 540K Special Roadster

makina1.jpg

2. Ferrari 330 TRI/LM. Çmimi: 9.3 milionë ollarë

Kjo është makina fituese e turneut Le Mans, në vitin 1962, një turne i cili mbahet për  24 orë. Ajo drejtohej nga  Phil Hill dhe Olivier Gendebien, të cilët kishin arrituar të zinin vendin e parë. Kjo makinë në një ankand ishte shitur për 9.3 milion dollare. 1962 Ferrari 330 TRI/LM

makina2.jpg

3.Bugatti Type 41 Royale Kellner. Çmimi: 9.8 milionë  dollarë

E veçanta e kësaj makine është se ishin prodhuar vetëm 6  të këtij modeli. Këtë makinë dikush e kishte fshehur pas një muri të maskuar gjatë luftërave  të ashpra të asaj kohe në Europë dhe në vitin 1987 kishte dalë në një ankand dhe ishte shitur për 9.8 milionë dollarë. 1931 Bugatti Type 41 Royale Kellner

makina3.jpg

4.  Ferrari 250 GT SËB California Spyder. Çmimi:10.9 milionë dollarë

Ishin prodhuar vetëm 50 makina të këtij lloji dhe kjo ishte makina e cila shfaqet në filmin “Ferris Buller’s Day Off”, në të cilin shkatërrohet. Në realitet makina  nuk ishte shkatërruar dhe ishte pronë e aktorit James Coburn për 20 vjet . Pastaj në vitin 2008 e kishte nxjerrë  në ankand dhe e kishte shitur për 10.9 milionë dollarë. Blerësi i saj ishte prezantuesi i TV-së dhe Radios Britanike, Chris Evans. 1961 Ferrari 250 GT SËB California Spyder

makina4.jpg

5. Ferrari 250 Testa Rossa. Çmimi: 12.1 milionë dollarë

Edhe kjo është një makinë e rrallë, pasi  vetëm 22 të tilla ishin prodhuar në atë kohë. Një makinë sportive, e cila udhëheq me çmimin më të shtrenjtë të makinave  klasike. Ishte rëstauruar disa herë gjatë periudhës 1957 – 2009 dhe në fund i kishin gjetur motorin e saj original.  Në vitin 2009 kjo makinë u hodh në ankand dhe ishte shitur për 12.1 milionë dollarë. 1957 Ferrari 250 Testa Rossa.

makina5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439