INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 5 arsyet pse femrat nuk e shijojnë seksin dhe ja si ta zgjidhini këtë problem

Këto janë 5 arsyet pse femrat nuk e shijojnë seksin dhe ja si ta zgjidhini këtë problem

Publikuar më: 18:43 24-05-2018

Në një fazë të jetës, shumë gra përjetojnë dhimbje gjatë seksit, duke sjellë shkatërrimin e jetës seksuale. Gjinekologia Heba Shahheed tregon për revistën britanike “The Sun”se çfarë shkakon dhimbjet gjatë seksit dhe si mund të trajtohemi.

Nuk je e eksituar

Nëse një femër nuk është e eksituar plotësisht, ajo nuk ndjehet rehat! Çdo grua është ndryshe, por shumica e tyre duan deri në 45 minuta që të arrijnë fazën e eksitimit total. Kjo nënkupton se muskujt janë të relaksuar dhe vagina është më e ndjeshme. Ndaj 20 minuta përpara penetrimit, luani me njëri-tjetrin për ta shijuar plotësisht.

Ndryshimet hormonale

Efekti më i zakonshëm i ndryshimeve hormonale është thatësia vaginale, që shkaktohet nga mungesa e estrogjenit. Kjo mund t’i ndodhë çdo gruaje, por më e zakonshme është te gratë që kanë kaluar në menopauzë. Gjinekologia sugjeron të përdoret krem me përmbajtje estrogjeni përreth vaginës! Vetëm në këtë mënyrë, nuk do të ndjeni dhimbje gjatë seksit si dhe do të jeni të shëndetshëm.

Një lindje e dhimbshme

Gjithmonë thuhet se nëse një grua nuk e përjeton lindjen ashtu siç e ka planifikuar, atëherë marrëdhëniet seksuale për të nuk do të jenë të lehta. Gjinekologia shpjegon se nëse është ndërhyrë nga mjeku gjatë lindjes, atëherë seksi do të jetë shumë i dhimbshëm pasi muskujt do të jenë shumë të ndjeshëm dhe të tensionuar. Ndaj e mira është që të pritet deri në gjashtë javë pas lindjes, për të kryer marrëdhënie seksuale.

Dhimbje për shkak të endometriozës ose inflamacionit

Shpeshherë dëgjojmë për muskujt e dobët të legenit dhe problemet e kontrollit të fshikëzës, por në rastin e seksit të dhimbshëm, muskujt e legenit në dysheme bëhen shumë të ngushta. Ky rast është për shumë gra që kanë endometrioza, pasi inflamacioni kronik, stresi dhe dhimbja mund t’i shkaktojnë që të tensionojnë muskujt e legenit. Përtej kësaj, prania e endometriozës prapa mitrës në një vend të njohur si ‘Qese e Dagllasit’ gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje të thellë gjatë seksit.

Prolapsi i organeve të legenit

Gratë mund të përjetojnë dhimbje në marrëdhënie seksuale nëse kanë një prolapsi të organeve të legenit, transmeton 360grade.al. Nëse mitra dhe cervika shtrihen, atëherë akti i seksit penetrues mund të jetë i ndjeshëm dhe i dhimbshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266