INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë 15 punët e së dielës që e bëjnë të hënën më të lehtë

Këto janë 15 punët e së dielës që e bëjnë të hënën më të lehtë

Publikuar më: 08:54 25-06-2017
Këto janë 15 punët e së dielës që e bëjnë të hënën më të lehtë:
1. Hidhni gjithçka që është e skaduar ose që nuk ua mbush syrin.
 
Pastroni frigoriferin tuaj nga të gjitha ushqimet që kanë skaduar, por edhe nga ato ushqime që ju e dini se nuk do t’i hani. Nëse bëni një pastrim çdo javë, do të jetë gjithmonë e shpejtë dhe e thjeshtë.
 
2. Pastroni çantën tuaj.
 
Në fund të javës çanta juaj ngjan me një vrimë të zezë, e mbushur me fatura, letra çamçakëzi apo fletëpalosje që ua kanë dhënë në rrugë. Pastrojeni çantën nga të gjitha sendet e panevojshme dhe organizojeni atë vetëm me gjërat që ju nevojiten më shumë.
 
3. Bëni Pazar për gjithë javën.
 
Të bërit pazar të dielën dhe të planifikoni se çfarë do të hani gjatë gjithë javës, jo vetëm që do t’jua bëjë vaktet më të shëndetshme por edhe do të shmangni rrugën e përditshme shtëpi-supermarket.
 
4. Përgatisni vakte të shëndetshme që mos t’ju marrë kurrë uria.
 
Nëse përgatisni paraprakisht ushqime të shëndetshme, nuk do të keni nevojë të futeni në ndonjë supermarket apo dyqan të lirë për të marrë një ushqim të shpejtë.
 
5. Përgatisni mëngjesin e së hënës.
 
Për ta nisur javën mbarë, është shumë e rëndësishme ta keni mëngjesin gati për të kursyer kohë. Ndaj, bëjeni mëngjesin gati paraprakisht dhe fillojeni ditën në mënyrë të rehatshme.
 
6. Mbusheni plot tenxheren me presion.
 
Mund ta mbushni plot tenxheren me presion që të dielën dhe t’i përdorni perimet dhe ingredientët e tjerë gjatë javës.
 
7. Shkruani planin tuaj për të hënën në mëngjes.
 
Merrni pak minuta për të planifikuar se çfarë ju nevojitet për të nesërmen. Për shembull, kur do të bëni stërvitje, kur do të hani, kur do të niseni për punë etj.
 
8. Gjithashtu bëni një listë me të gjitha objektivat që doni të realizoni gjatë javës.
 
Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të heqësh një objektiv nga lista. Kështu që shkruani të gjitha planet tuaja për javën dhe kur t’i realizoni vërini vizë përsipër.
 
9. Kushtojini kohë vetes.
 
Është mirë të mbani axhendë, të bëni gjithë punët e shtëpisë dhe të organizoni javën, por mos harroni të shpenzoni kohë për veten. Provoni të meditoni, për të ulur nivelin e ankthit e për të rritur përqendrim dhe përmirësuar kujtesën.
 
10. Dedikojini kohë familjes dhe miqve.
 
Ditët e javës janë shumë të zëna, ndaj është e lehtë që të mos takoheni me njerëzit e dashur jo për disa ditë, por ndoshta edhe për disa javë. Në vend se të shkruani një mesazh të thjeshtë, merrni kohën për të dalë me diku të dielën.
 
11. Rregulloni veshjet në dollap.
 
Kursejani vetes frustrimin se nuk keni ç’të vishni, pasi garderobën e keni shumë rrëmujë. Caktoni se cilat rroba ju duhen për ditën e nesërme që në darkë, në këtë mënyrë do të keni më shumë kohë në mëngjes.
 
12. Kontrolloni motin dhe planifikoni javën.
 
Shkarkoni një aplikacion që tregon motin në celular dhe kontrollojeni për të parë se si do të jetë java.
 
13. Bëni të njëjtën gjë me rrobat e palestrës.
 
Vërini të gjitha veshjet e palestrës bashkë (bluza, tuta, dorashka, peshqir, rrethin e flokëve etj) e në këtë mënyrë do të jeni i sigurt se nuk do të harroni asgjë.
 
14. Gjeni këngë motivuese.
 
Shpenzoni pak kohë për të krijuar një listë këngësh që do t’ju ndihmojnë të mbaroni detyrat në kohë. Mund të përdorni aplikacione si Songza, 8Tracks ose Spotify për të dëgjuar këngët motivuese.
 
15. Zbrazni shtëpinë nga mbeturinat.
 
E diela nuk mund të jetë ditë plehrash, por nëse merrni kohë për të pastruar shtëpinë dhe oborrin nga papastërtitë, do të rrini i qetë gjatë javës kur mendja juaj do të punojë në tjetër vend.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035078525543213