INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto foto zbulojnë “ç’po kurdis” Elvana Gjata [FOTO]

Këto foto zbulojnë “ç’po kurdis” Elvana Gjata [FOTO]

Publikuar më: 17:40 07-02-2017

Që nga shkëputja nga Flori Mumajesi, Elvana Gjata është kthyer në një mister pasi nuk dihet se çfarë po bën me jëtën e saj në vazhdim.

Pavarësisht se disa të panjohura janë zbuluar deri tani, i gjithë ekuacioni mbetet ende pa u zgjidhur. Këngëtarja nuk është më aq aktive në rrjetet sociale sa çka qenë. Heshtja e gjatë e Elvanës është interpretuar si një parapërgatitje për t’u futur fuqishëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Si duket 30 vjeçarja po punon fort për të tu bërë gati për suskesin ndërkombëtar. Madje janë zbuluar edhe disa nga bashkëpunëtorët e saj të rinj, bahkëpunim ky që ka nisur prej muajsh.

Tashmë firmën në këngët e saj nuk do ta mbajë më “ish kompozitori i saj i preferuar” Flori Mumajesi por dy emra të rinj për publikun shqiptar. Ata janë Jason Boynd, i cili njihet për krijimet e suksesshme që ka realizuar për kënëgtarë si Usher “Confessions” dhe  Justin Bieber tek këngët si ‘What do you mean’.

Edhe bashkëpunëtori tjetër i Elvanës, Sirota,  njihet gjithashtu për punën e bërë me Justin Bieber apo me Drake.

Elvana shfaqet me njërin prej tyre në këtë foto të postuar nga vetë Jason Boyd i cili shkruan: “Bota nuk është ende gati”. Ndërsa Sirosa është shprehur për projektin e ri të saj , duke e qujatur “monumental”.

A është kjo një rrugë që këngëtarja e hitit “Lejla” po e përdor për të realizuar një karrierë si ajo e Beyonces duke iu bashkuar kështu shqiptareve që arrijnë sukses ndërkombëtar? Mbetet për tu parë. 

vize.png

poo.png

Article Logic
Execution time: 0.0036661624908447