INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto 25 këshilla për jetën me siguri do të donit t’i kishit ditur 10 vite më parë

Këto 25 këshilla për jetën me siguri do të donit t’i kishit ditur 10 vite më parë

Publikuar më: 14:54 21-04-2018

Sokrati u konsiderua nga Orakulli i Delfit si njeriu më i zgjuar mbi tokë. Kur ai dëgjoi që Orakulli i kishte bërë një vlerësim të tillë, mendoi se komenti i tij ishte i gabuar. Ai tha: “Unë di një gjë, që nuk di asgjë”. “Nuk di asgjë” do të thotë që mund të jesh një person i mençur, por prapë nuk di asgjë. Ti mëson vazhdimisht nga çdo gjë dhe nga çdokush sepse dija është e pafundme. Ne mund t’i mësojmë gjërat shpejt por po aq shpejt edhe i harrojmë dhe ndonjëherë kemi nevojë për një rikujtesë të atyre që kemi mësuar. Ja 25 gjëra që jeta na ka mësuar:

Përpjekja është gjë e mirë

Kurrë mos thuaj: “Nuk mund të duroj më”. Përkundrazi, thuaj: “Mirë se të vijë”

Mos u anko

Ankesat janë humbja më e madhe e kohës. Ose bëj diçka për problemin, ose nëse s’mundesh thjesht mos u anko.

Kalo kohë me njerëzit që do

Që janë familja dhe miqtë më të mirë. Nëse nuk e keni një familje, krijojeni një, Pjesa më e madhe e njerëzve në jetë janë vizitorë. Familja është e përjetshme.

Mos nis një lidhje nëse nuk je i/e dashuruar

Ndonjëherë pëlqen dikë dhe mendon: “ Mund ta provojmë njëherë”. Kjo nuk është një ide e mirë. Ose jeni ose nuk jeni të dashuruar. Mos e gënjeni veten pasi nuk është e drejtë as për ju dhe as për personin tjetër.

Një trup i shëndetshëm është pika nga ku do të nisni çdo gjë në jetë. Nëse nuk mund të ndërtoni një trup të shëndetshëm dhe të fortë, çfarë mund të ndërtoni tjetër në jetë?

Mbani një ditar

Jo, mbajtja e një ditari nuk është për fëmijë. Ai ju ndihmon të bëheni një mendimtar dhe shkrimtar më i mirë. “Unë nuk dua të bëhem një shkrimtar“ mund të thoni ju. Epo duke llogaritur sa mesazhe dhe e-maile nisim çdo ditë, atëherë çdonjëri nga ne është një shkrimtar.

Jini mirënjohës

Thuajini “Faleminderit“ gjithkujt dhe gjithçkaje. “Faleminderit për këtë ditë të bukur”, “Faleminderit për e-mailin”, “Faleminderit që je aty për mua”.

Mos e vrisni mendjen se çfarë mendojnë njerëzit

Në fund të gjithë do të vdesim. A ka vërtet rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët?

Rreziko më shumë

Asgjë e mirë nuk vjen nga pasiviteti. Shfrytëzoni çdo mundësi.

Zgjidhni një industri, jo thjesht një punë

Nëse doni të bëheni i mirë në një gjë, ju duhet të shpenzoni vite dhe vite duke e berë atë gjë. Nuk mund ta bëni atë duke u hedhur nga industria në industri. Zgjidhni një industri që ju pëlqen dhe niseni nga fundi. Gradualisht do të gjeni rolin perfekt për ju.

Udhëhiqni rrugën

Kur e gjeni veten në një situatë ku secili shikon tjetrin, është koha që ju të udhëhiqni. Ju jeni një lider atëherë kur vendosni që të jeni i tillë. Nuk ka pikënisje apo tituj, është thjesht një vendim.

Paraja nuk është gjëja më e rëndësishme

Duhet ta trajnoni veten që të mos fokusoheni vetëm tek paraja, por tek vlerat. Gjithashtu mos u bëni shumë i varur nga gjërat që zotëroni, në të kundërt do t’ju zotërojnë ato ju.

Jini i sjellshëm

Mund të jeni dikush që nuk i lë të tjerët t’i shkelin në kallo por edhe i sjellshëm njëkohësisht. Thjesht mos i ofendoni njerëzit, mos mendoni se jeni më i mirë se ata ose të silleni si harbut me ta.

Mësoni çdo ditë

Duhet ta stërvisni trurin të qëndrojë vigjilent. Nuk keni pse lexoni një libër në ditë për të mësuar çdo ditë, Mësoni nga gabimet tuaja. Mësoni nga njerëzit rreth jush, jini i hapur përballë asaj që mund të mësoni prej tyre.

Pushoni përpara se të lodheni

Edhe nëse e dashuroni punën tuaj dhe çdo ditë aty iu duket sikur jeni me pushime, ju keni nevojë që të pushoni. Jeni njeri dhe jo një android, mos e harroni kurrë këtë.

Mos gjykoni

Thjesht sepse njerëzit bëjnë zgjedhje të tjera nga ju, ata nuk janë budallenj. Gjithashtu, ju nuk dini asgjë rreth tyre dhe historisë së tyre, kështu që mos i gjykoni - ndihmojini ata.

Mendoni për të tjerët

Jini i kujdesshëm. Ne të gjithë kemi familje, fatura për të paguar dhe problemet tona. Mos kujtoni se gjithçka që ndodh sillet vetëm rreth jush.

Jepni pa pritur asgjë në kthim

Mos mbani shënim pikësh. Do të bëheni një person i hidhur nëse e bëni këtë. Jepni thjesht për gëzimin e të dhënit. Nëse merrni diçka në kthim, fantastike, nëse nuk merrni, është prapë ok.

Kjo lojë, nuk ka një fund

Ne, si specie, thjesht jemi. Mos u përpiqni të analizoni shumë rreth kësaj. Shijoni udhëtimin.

Gëzoni gjërat e vogla

Të gjithë mendojnë se e dinë dhe e bëjnë këtë, por jo. Në fakt të gjithë janë në ndjekje të gjërave të mëdha.

Mos e merrni veten shumë seriozisht

Po, ne jemi individë që duam të na marrin seriozisht por në fund të ditës jemi veç një tufë milingonash në ndjekje të të njëjtave gjëra. Ndriçohuni.

Mos fajësoni të tjerët

Cili është qëllimi? Doni t'i ndëshkoni ata? Nuk keni pse ta bëni. Gjithashtu mos e fajësoni as veten sepse jeni thjesht njeri.

Krijoni diçka

Jo të lini një trashëgimi sepse në fund të fundit ju nuk do të jeni këtu që ta shihni gjithsesi. Por diçka që të jetë e dobishme si të luani muzikë, të shkruani një libër, të ndërtoni një tavolinë, çfarëdo gjëje. Do të ndiheni mirë me veten, për më tepër që ju jepni njerëzve diçka për ta admiruar në këmbim.

Kurrë mos shikoni për shumë gjatë mbrapa

Të reflektosh nga e kaluara shërben vetëm për një gjë: për të marrë mësime.

Veproni

Mos u ulni këmbëkryq, bëni diçka. Pa veprim, nuk ka asnjë rezultat.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039968490600586