INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këtë dhuratë të parakohshme për ditëlindje që ka marrë Angela Martini do ta donim të gjithë [FOTO]

Këtë dhuratë të parakohshme për ditëlindje që ka marrë Angela Martini do ta donim të gjithë [FOTO]

Publikuar më: 20:53 25-04-2017

Modelja Angela Martini po kalon përiudhën më të bukur në jetën e saj personale. Ajo duket më e dashuruar se kurrë me partnerin  i cili çdo ditë e më shumë e “llaston” me dhurata të bukura.

Edhe pse ende nuk ka ardhur ditëlindja e saj, supermodelja shqiptare ka marrë një dhuratë të veçantë nga i dashuri i saj rumun, Dragos Savulescu.

“Dhurata ime e ditëlindjes një muaj më herët! Po më llaston dashuria ime sërish, me makinën time të preferuar. E lumtur!”. Kështu ka shkruar pak më parë në Instagramin e saj bukuroshja Angela Martini teksa pozon seksi si gjithnjë pranjë një Mercedesi “G Class 63 AMG” në Los Angeles.

Imagjinoni çfarë dhurate mund të marrë pas një muaji, kur zyrtarisht do të festojë ditëlindjen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834