INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këta janë të famshmit që 'tmerrojnë' fqinjët e tyre[VIDEO]

Këta janë të famshmit që 'tmerrojnë' fqinjët e tyre[VIDEO]

Publikuar më: 19:39 04-03-2018

Mendoni se fqinjët tuaj janë të këqinj? Kur të mësoni se të famshmit shkaktuan 20,000 dollarë dëme në shtëpinë e komshinjve të tyre do të ndërroni mendim.Fqinji i reperit Darke u ankua për zhurmën e lartë dhe artisti i bleu atij shtëpinë për një shumë të lartë parash. Justin Theroux "Terrorizoi" fqinjët e tij të NYC. Ai kërkoi 350 mijë $ shpërblim për ankesën e tyre. Aktorja e re Natasha Lyonne i tha fqinjit se do të ngacmonte seksualisht qenin e tij, pasi më herët kishin debatuar. Ajo kishte përplasur jo pak hër derën e shtëpisë së fqinjit. Chris Brown pëlqen të lëviz me motor në lagje duke bezdisur fqinjët. Në vitin 2009, fqinji i Madonës ngriti padi kundër saj për zhurmën  e tmerrshme. Një vit pas ngritjes së padisë ndaj saj në gjykatë, Madona vendosi të bënte zhurmë në një vend tjetër duke u larguar që aty. Këngëtari Justin Beiber shkatërroi shtëpinë e fqinjit që ankohej për të duke shkaktuar rreth 20 mijë euro dëm. Për të mbyllur çështjen ai i pagoi fqinjit katër herë më shumë, plotë 80 mijë euro. Fqinjët e Katy Perry u ankuan për zhurmën që ajo dhe i dashuri i saj John Mayer bënin. Këngëtarja britanike Taylor Swift rrethoi kështjellën e saj në Rhode Island duke zënë  hapësirën publike të plazhit. Zakonet e pirjes së duhanit të Amanda Bynes në ndërtesë shqetësuan fqinjët e saj. Në vitin 2005, fqinjët e Hulk Hoganit u ankuan për numrin e madh të kafshëve që ai mbante në fermën e tij në Florida. Tracy Morgan shkaktoi një kaos për fqinjët e tij në New York kur banesa e tij mori flakë. Komshinjtë u ankuan kur Gwyneth Paltrow vendosi të ndërtonte një portë shumë më të lartë se sa normalja. Fqinjët e Paris Hilton u përpoqën ti jepnin ryshfet qiradhënësit që ta nxirrte atë nga ndërtesa. Aktori i Pretty Little Liar’s, Brandon William Jones kërcënoi me armë fqinjët e tij dy herë. Një herë në vitin 2015 dhe një herë në vitin 2016. Ai përfundoi në gjykatë për kërcënim me armë.

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127